Prej të hënës në QSUT ka nisur shërbimi i Kirurgjisë, pas ndërprerjes 3 mujore për shkak të pandemisë së Covid-19. Në një intervistë për Televizionin Klan, Shefi i këtij shërbimi, Arben Gjata tha se po fillimisht po bëhen operacionet për sëmundjet malinje, ku janë planifikuar 21 operacione gjatë një jave.

Duke u ndalur tek situata e Covid, Gjata tha se pavioni i Kirurgjisë së vjetër, i cili ka 120 shtretër do të funksionojë si Covid 3, në rast rreziku të kthimit të virusit në vjeshtë.

Për shkak të riskut të bluzave të bardha nga Covid, të gjithë pacientët i nënshtrohen një protokolli shëndetësor, ku i merret tamponi dhe u kryhet skaneri i mushkërive. Prej muajit Mars në QSUT ishin ndërprerë të gjitha operacionet, ndërsa ato urgjente kryheshin në spitalin e Traumës.

Tv Klan